Kryefjala Logo

Pikat e nje skandali qe perfshin pronaret e mediave shqiptare.

4 Shkurt, 2022 | 2:38 pm

Të drejtat televizive të futbollit në Shqipëri të cilat janë zbuluar së fundmi përfshijnë bosët e medias si edhe Presidentin e FSHF-së Armando Duka.

Në qendër është kompania Digitalb e cila vitin e shkuar në kulmin e ndeshjeve të kampionatit italian dhe atij spanjoll ndërpreu sinjalin.

Duket se ndërprerja e sinjalit për abonentët vjen pas debatit të bosëve të medias që kanë aksione të platformën Digitalb.

Vjollca Hoxha e cila ka përqindjen më të madhe, për të vijuar me Edmond Lekën, Aleksandër Frangajn, Armando Dukën, Samir Manen, Agim Zeqon, Petraq Shomon në videot e publikuara nga Gazeta Tema debatojnë ashpër për të drejtat televizive dhe drejtimin e kompanisë.

Duket se disa aksionerë kanë bërë një skemë dhe një aleancë nga shumica e aksionerëve si Armando Duka, Edmond Leka, Petraq Shomo, Agim Zeqo, Samir Mane, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin sipas akuzave të bëra nga Vjollca Hoxha kërkonin që të rrënonin kompaninë “Digitalb” dhe ta riblenin sërish me fare pak lek, për ta ringritur prapë.

Lidhur me Digitalbin në një nga videot e publikuara nga Gazeta Tema ka pasur një debat të ashpër mes Vjollca Hoxhës pronares së Top Channel dhe Aleksandër Frangajt pronar i Klanit.

Debati:

Frangaj: Arsyeja që Digitalbi është në këtë situatë je ti (për Vjollca Hoxhën). Shkaktarja e rrënimit të Digitalbit je ti.

Vjollca Hoxha: Jo mo Sandër jo.

Frangaj: Nuk është diskutuar asnjëherë në historinë e Digitalbit blerja e të drejtave. I kemi blerë në çdo kohë dhe nuk kemi pasur asnjë konkurrent. Pa asnjë diskutim kemi qenë më të fortët kur ishim të gjithë bashkë. Ti na ndave.

Hoxha: Po mo po se unë e kam fajin.

Frangaj: Ti e hoqe Klanin, nuk e deshe Klanin partner e deshe Klanin konkurrent dhe Klani konkurrent është më i fortë se sa Klani partner.

Hoxha: Bëji të fala dikujt por nuk po them gjë.

Frangaj: Të vërtetat duhet t’i themi këtu. Historia e shkatërrimit të Digitalbit vjen nga qeverisja jote Vjollca. Ti e prishe marrëveshjen me Klanin, ti e prishe marrëveshjen edhe me Tringun për të mos u futur te Champions League, ti e hoqe sinjalin e Klanit që ishte mjaft i vlefshëm për Digitalbin por akoma më i vlefshëm Klani si partner që ka kontribuar në të drejtat televizive në të gjitha problematikat.

Hoxha: Patjetër Sandri, patjetër jemi marrë 3 muaj bashkë nuk deshe zotrote 1 milion e 400 (euro).

Frangaj: Ti ske dhënë asnjë kontribut për Digitalbin, vetëm kontribute negative.

Hoxha: Historia e themeleve të mia me themelet e tua ka një ndryshim.

Frangaj: Ti ke bërë një m*t për këtë kompani Vjollca. Ti ke bërë një m* të madh.

Hoxha: Ti i zhyt të tjerë për ti blerë pronat.

Frangaj: Ti ke marrë miliona euro për programet e pabëra, për të mbrojtur piraterinë në mënyrë të turpshme. E ke rrënuar kompaninë me firmat e tua.

Hoxha: Ankohu te gjykata mos u merr me mua fare se e kam çdo gjë me dokument. Po ta përsëris pronat e tua janë me gjakun e të tjerëve. Pronat e mia janë me djersën time të ballit, kaq Sandër Frangaj kaq.

Ndërsa debati i mësipërm tregon përplasjen që kanë bashkëaksionerët për Digitalbin dhe drejtimin për të drejtat televizive.

Në një debat tjetër shihet se si presidenti i FSHF-së Armando Duka kërcënon rivalët e tij që kërkojnë blejnë të drejta ndeshjesh dhe dëmtojnë biznesin e tij.

Bashkebisedimi tregon se Armand Duka është njeriu kryesorë që ka marrë përsipër punën për të kryer aferat e blerjeve të ndeshjeve, duke pasur miratimnë  e Aleksandër Frangajt dhe Edmond Lekës.

Në një debat tjetër shfaqet Armando Duka me Vjollca Hoxhën me presidentin e FSHF-së që kërkon ndërprejen e sinjalit të Tibo TV.

Hoxha e kundërshton këtë vendim të aksionerëve, që janë të gjithë bashkë në të njëjtën mendje, duke hedhur akuza se e gjitha kjo bëhet për interesat e tyre si një grup që janë bërë bashkë dhe t’i shërbejnë platformës “Klani im”.

Megjithë kundërshtitë e Vjollca Hoxhës për mos ndërprerjen e sinjalit që do ishte një dëm i madh, merret për bazë propozimi i Armand Dukës për ndërprerjen e njëanshme të bashkëpunimin me Tibon, ku ai deklaron se përfaqëson në këtë votim dhe dy aksionerët e tjerë që mungojnë Samir Manen dhe Agim Zeqon.

Pra Duka, voton për tre persona njëherësh dhe pse ata nuk janë në mbledhje.

Te gjithe votojne pro në mënyrë të kordinuar, ndërsa perfaquesi i Vjollca Hoxhës aksioneres kryesore, me emrin Bjorni, është i vetmi që voton kundër me arysen se kjo ndërprerje e njëanshme e vendosur si propozim i Dukës dëmton kompaninë dhe aksionerët mazhoritar.

Gjithashtu, Aleksandër Frangaj që merr pjesë në mbledhje në emër të gruas së tij Albës, por që në emër të Albës voton një tjetër person me emrin Kristi, gjatë momentit të propozimit për votim kryejnë një bisedë të shpejtë telefonike, duke ndërprerë sinjalin, ku ajo ka marrë urdhërin e Frangajt që të votojë pro, siç konfirmohet pas rifutjes së saj në linjë pas bisedës telefonike me Frangaj.

 

 

https://youtu.be/OBfBXU1uwW4

https://youtu.be/8CoDZNF43uM

 

https://youtu.be/vyHDXrUYpkM

Burimi: Tema

Të ngjashme