Kryefjala Logo

Pësoi arrest kardiak ndërsa lëvizte me motorr,71-vjeçari humb jetën

23 Nëntor, 2021 | 7:16 pm

Një i moshuar në Shkodër ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak pasditen e së martës.

Bëhet e ditur se 71-vjeçari ka humbur kontrollin e motorit me të cilin po lëvizte rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër – Koplik.

Policia njofton se paraprakisht dyshohet se shkak për vdekjen e të moshuarit është bërë arresti kardiak, pasi nga aksidentimi nuk ka pasur dëmtime.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të ngjashme