Përplasje me armë zjarri në qendër të Mamurrasit, plagosen 3 persona. 2 prej tyre efektivë policie

1 vit më parë

Dy efektivë policie dhe një tjetër person janë plagosur me armë zjarri këtë të Martë në Mamurras.

Burime policore bëjnë me dije se efektivët janë qëlluar në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dy policët e plagosur janë Flamur Lleja dhe Ilir Zeka, efektiv të policisë në Kurbin.

Personi i tretë i plagosur është Nikoll Vorfi.

Dyshohet se policët kanë mbetur të plagosur në një shkëmbim zjarri.

 

Të ngjashme