Kryefjala Logo

Përplas me makinë të miturin dhe të moshuarin në Tiranë,arrestohet e reja

8 Nëntor, 2021 | 5:11 pm

2 aksidente kanë ndodhur sot në Tiranë. Policia sqaron se një 26 vjeçare ka humbur kontrollin e makinës në rrugën “Hoxha Tahsim” dhe ka aksidentuar një të mitur me biçikletë dhe një 78 vjeçar.

“Xh. N., 26 vjeçe, pasi në rrugën “Hoxha Tahsim”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar shtetasin e mitur me biçikletë A. Sh, 17 vjeç, dhe shtetasin B. K., 78 vjeç“, thuhet në njoftim.

Edhe në rrugën “Unaza” ka ndodhur një tjetër aksident. “Xh. P., 26 vjeç, pasi në rrugën “Unaza”, me automjetin e tij ka përplasur shtetasin B.A., 48 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit“, thotë policia. Të dy shoferët janë arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.

Të ngjashme