Kryefjala Logo

Permbyset autobusi me shqiptare ne Kroaci, 10 persona humbin jeten

25 Korrik, 2021 | 10:22 am

Mengjesin e sotme  ka ndodhur nje aksident traagjik në Slavonski Brod të Kroacisë, ku të paktën 10 persona kanë ndërruar jetë pasi autobusi me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Thuhet se autobusi ishte i mbushur me shqiptarë të Kosovës që ishin nisur nga Frankfurti drejt Prishtinës, ndërkohë që sipas hetimeve paraprake, dyshohet se aksidenti ka ardhur pasi shoferin e ka zënë gjumi në timon.

30 persona janë nisur me urgjencë në spital, ndërkohë që disa qytetarë të tjerë raportohet të jenë ende të bllokuar në autobus. Në vendngjarje ndodhet policia dhe ekipi i zjarrfikësve, të cilët po punojnë për nxjerrjen e tyre.

Të ngjashme