Kryefjala Logo

Pergjysmohet numri i autobuzeve ne qarkullim. Unioni i transportit publik njofton.

18 Tetor, 2021 | 1:25 pm

Unioni i Transportit Publik ka njoftuar sot se do te punojne me gjysmen e kapacitetit.

Gjate nje njoftimi ne media,Unioni ben me dije se ata jne te pafuqishem per shkak te rritjes se cmimit te naftes.

“Të gjendur në këtë situatë të pafuqishme ekonomike për të përballuar ecurinë e transportit dhe sidomos pas rritjes së vazhdueshme e të pandërprerë të çmimit të naftës dhe të largimit të stafit, jemi të detyruar që të operojmë nga datë 18.10.2021 me gjysmën e kapacitetit të flotës së mjeteve urbane. Jemi në këtë situatë pas shumë kërkesash dhe njoftimesh si në institucionet vendore dhe ato qendrore ku mos reagimi i tyre na bën që të shkojmë deri në një kapitullim ekonomik të këtij sektori. Duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve, mbetemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave tona nga ana e institucioneve përgjegjëse”

Të ngjashme