Kryefjala Logo

Përdhunimi i 16 vjecares në Gjirokastër. Viktima lidhje familjare me përdhunuesin!

4 Nëntor, 2021 | 12:01 pm

 

Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur para disa ditësh në Gjirokastër.Një vajzë 16 vjecare është abuzuar seksualisht nga një 53-vjecar.

Kabul Hunda është 53-vjecari,i cili në mënyrë konstante ka abuzuar seksualisht me adoleshenten që kur vajza ka qenë 12 vjec.

Nuk kemi të bëjmë vetëm me kaq,por ajo që e rëndon dhe i jep një pamje të shpifur kësaj ngjarje është për vetë faktin se autori ka lidhje familjare me viktimën.16 vjecarja është vajza e nipit të 53-vjecarit Kabul Hunda,pra xhaxhai i babit të vajzës.

Sa për nënën e viktimës, ajo zgjedhë që këtë ngjarje ta lërë në heshtje,pa bërë shumë zhurmë dhe duke lajmëruar që vajza është shumë mirë momentalisht.

Madje deklaron që denoncimin në polici nuk e ka bërë ajo vetë,por kunati i saj duke u shprehur:
“Nuk ka asgjë,do ta lejmë në heshtje.Ka shkuar kunati në polici.Vajza është mirë,atë hallë e dim ne nuk ka punë ai”

Vajza 16-vjecare,aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Të ngjashme