Lajme nga vendi
Përballje fizike midis drejtorave në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave
16 Qershor, 2022 | 10:02 am
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur brenda mureve të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Bëhet fjalë për Drejtorin e Drejtorisë së Antikontrabandës,Ilia Bili dhe Zv.Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave,Eldi Hoxha,të cilët janë konfliktuar me njëri tjetrin duke pasur përballje fizike që ka shkaktuar kaos tek punonjësit e tjerë.
Një skenë e turpshme ajo e dy zyrtarëve të cilët janë ofenduar me fjalor banal dhe janë përballur fizikisht duke pasur edhe lëndime,vetëm ndërhyrja e punonjësve të tjerë të administratës ka mundur të qetësojë situatën e krijuar.
Ku lajm vjen si burim i sigurt nga CNA.al dhe arsyet nuk bëhen ende të ditura.