Kryefjala Logo

Patos: Gjyshi për pak i merr jetën mbesës me çifte. Ja detajet.

28 Gusht, 2022 | 4:20 pm

Një incident ka ndodhur ditën e sotme në Patos të Fierit. Duke pastruar armën e gjahut gjyshi ka plagosur aksidentalisht mbesën 25 vjeçare. Raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 15:40, në Patos Fshat, nga të dhënat paraprake dyshohet se aksidentalisht duke pastruar çiften, shtetasi A. M., 82 vjeç, ka plagosur mbesën e tij, shtetasen A. S., 25 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme