Pasi tha se është arritur imuniteti i tufës, habit Akademia e Shkencave: Mbyllje për të paktën 2 javë

2 vite më parë

Skënder Gjinushi, kreu i Akademisë së Shkencave Skënder c ka kërkuar që vendi të mbyllet për dy javë, për shkak të shtimit të rasteve Covid.

Gjatë një konference në Kuvend ”Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit” se Shqipëria për të përshpejtuar uljen e kurbës, që tashmë ka nisur në vendet e tjera, i duhet të paktën një periudhë 2 javore me kufizime.

Më tej ai tha se Shqipëria aktualisht ka masa më të buta se në Europë.“Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë.

Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”, tha Gjinushi.

Kujtojmë që po ditën e sotme, kreu i qeverisë nga kryeministria lajmëroi se ditën e nesërme Komiteti Teknik do të komunikojë masat e reja shtrëngues.

Të ngjashme