Kryefjala Logo

Pas shumë ditësh përballje me Covid-19, ndërron jetë komentatori Kosta Grillo

5 Tetor, 2021 | 9:08 am

Ka ndërruar jetë nga koronavirusi në moshën 59-vjeçare gazetari i njohur i sportit, Kosta Grillo. Gazetari ishte infektuar me virusin e rrezikshëm prej disa javësh, ndërsa ishte dërguar në Turqi për mjekim më të specializuar, por që nuk ka ja dalë dot të mposhtë virusin

Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë miku i komentatorit, Ervin Petraq Baku, i cili shkruan se “Vëllai ynë nuk ja doli dot. Të ndrittë shpriti Kosta Grillo”.

Kosta Grillo ka shoqeruar sportdashesit ne qindra ndeshje futbolli dhe jo vetem duke komentuar nder vite evenimente te ndryshme.

Të ngjashme