Kryefjala Logo

Pas protestës kundër vaksinës me detyrim, procedohet penalisht Altin Goxhaj dhe 9 persona të tjerë për “thirrje publike për dhunë”

26 Shtator, 2021 | 10:54 am

Policia ka vënë nën hetim 10 organizatorët e protestës kundër vaksinimit të detyrueshëm. Protestë që u mbajt ditën e djeshm në sheshin “Nënë Tereza”.

10 persona që dyshohen si organizator të protestave ditët e shtuna të këtyre javëve të fundit janë proceduar penalisht. Protestat janë mbajtur në kuadër të kundërshtimit të vaksinimit me detyrim. Avokati Altin Goxhaj është një prej personave që po hetohet në gjëndje të lirë teksa mungon Alfred Cako si një ndër zërat kryesor të kësaj lëvizje.

Janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit A. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Thirrje publike për veprime të dhunshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” shtetasit:

  1. G., 51 vjeç, A. B., 21 vjeç, K. O., 43 vjeç, A. Dh., 34 vjeç, K. G., 26 vjeç, E. D., 27 vjeç, A. P., 42 vjeç, I. K., 42 vjeç, B. B., 37 vjeç dhe K. K., 42 vjeç.

Shtetasit e sipërpërmendur në një protestë  të paligjshme të zhvilluar tek sheshi “Nënë Tereza” dhe më pas janë zhvendosur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë bërë thirrje publike për veprime të dhunshme si dhe kanë penguar lëvizjen e mjeteve të transportit” njofton policia./Kryefjala.com

Të ngjashme