Kryefjala Logo

Pas përshkallëzimit të situatës në Kosovë, Ilir Meta thirrje per shmangien e çdo provokimi dhe tensioni, që minon sigurinë e Kosovës.

31 Korrik, 2022 | 10:58 pm

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e sotme janë shënuar të shtëna me armë zjarri në disa zona në veri të vendit. Informacione të bëra publike nga policia tregojnë se disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të forcave të policisë. Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar ish Presidenti Shqiptar Ilir Meta me një postim ne Facebook ku mbështet vullnetin e institucioneve të Kosovës për vendosjen e ligjit dhe dënon sulmet ndaj policisë që është në krye të detyrës ligjore dhe kushtetuese.

Ja postimi i plote:

“Mbështes plotësisht vullnetin e institucioneve të Republikës së Kosovës për vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin dhe dënoj me forcë çdo sulm ndaj Policisë dhe forcave të sigurisë në ushtrimin e misionit dhe detyrës së tyre ligjore dhe kushtetuese.

Bëj thirrje për shmangien e çdo provokimi dhe përshkallëzimi të tensioneve, që minojnë sigurinë e Kosovës, paqen dhe stabilitetin në rajon, duke theksuar se vendosja e reciprocitetit është e drejtë e çdo shteti sovran.”

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk ka mbetur i plagosur asnjë efektiv, ndërkohë më tej mësohet se greupet serbe kanë ndaluar makinat e shqiptarëve dhe i kanë dhunuar ata.

AF6DE7AC 13BC 44F6 AF0C FEB68C17692A

Të ngjashme