Kryefjala Logo

Pas perjashtimit te Berishes nga PD, reagon Ambasada Amerikane: Nje vendim i veshtire

10 Shtator, 2021 | 9:41 am

Pas vendimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, për përjashtimin nga grupi parlamentar të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit u shpall non grata nga SHBA, vjen një reagim nga ambasada Amerikane në Tiranë.

Ambasada e SHBA ka përgëzuar për vendimin Bashën, ndërsa thekson se PD-ja ka guximin të shkëputet nga e kaluara për të ndërtuar të ardhmen.

REAGIMI I AMBASADES SE SHBA
Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara. Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Të ngjashme