Kryefjala Logo

Pas gjithë bujës mediatike,flet për herë të parë “Nusja nga Librazhdi”

30 Maj, 2022 | 12:58 pm

Historinë e nuses nga Librazhdi që u kap nga vjehrri dhe vjehrra duke tradhëtuar djalin është e kotë ta përsërisim sepse ka qënë tema e ditëve që lamë pas.

Mes shumë polemikash nëse vajza u shtrua me të vërtet në psikiatri,nëse ka pasur përballje fizike me familjen e burrit dhe të vetën apo e kanë bërë qerose,sot vendosi të flasë vetë.

Vajza 20-vjeçare ka folur për News24 në emisionin “Me zemër të hapur” duke treguar për herë të parë versionin e saj të historisë.

Vajza ka treguar se atë natë ka qënë nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mban mend asgjë.
Me djalin të cilin u kap kishte një muaj lidhje dhe të dy kanë pasur përballje fizike me familjen e burrit.

Prej 3 vitesh e martuar,e reja tregon se me burrin ka qëndruar vetëm 1 ditë pas martese dhe 1 muaj kur janë martuar.
Pjesën tjetër të kohës ai ka qënë në emigrim dhe ajo i shërbente vjehrrit dhe vjehrrës.

Vajza rrëfen se atë natë pasi ka konsumuar darkë ka ikur të shtrihet me djalin që shkoi në dhomën e saj rreth orës 22:00 dhe aty kanë ardhur familjarët e burrit me shkopinj.

Ajo insiston se diçka të jashtëligjshme i kanë dhënë sepse nuk mban mend asgje nga ajo natë dhe i kujtohet se në spital kishte dhimbje trupi.

Gjithashtu tregon se i ka kërkuar burrit ta marrë me vete në Gjermani por ai nuk ka pranuar,teksa shton se nuk është hera e parë që ka përballje fizike me familjen e burrit.

Të ngjashme