Lajme nga vendi
Pas Gjirokastrës LSI ankimon në Kolegjin Zgjedhor një tjetër qark në jug të vendit
24 Maj, 2021 | 5:15 pm
Lëvizja Socialiste për Integrim, pas Gjirokastrës ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor dhe vendimin e KAS për qarkun e Vlorës.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, në vendimin e dhënë 6 ditë më parë rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për marrjen e informacioneve shtesë nga institucionet dhe entet e tjera publike, lidhur me ankimimet për zgjedhjet e 25 prillit.
Gjithashtu, KAS pranoi fillimisht kërkesën e LSI lidhur me informacionet se sa pajisje PEI kanë funksionuar në qarkun e Vlorës, për të parë nëse kishim të bënim me ndonjë manipulim zgjedhor të mundshëm.
Kështu, me kërkesën e dy anëtarëve të LSI, u kërkua dhe informacioni i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes PEI për qarkun e Vlorës, por prapësëprapë pretendimet e LSI-së u rrëzuan.
Tashmë LSI kërkon në kolegjin zgjedhor shqyrtimin e kërkesës së rrëzuar të saj në KAS si dhe rishqyrtimin e kërkesës së rrëzuar të Partisë Demokratike