Kryefjala Logo

Pas arrestimit te infermiereve tek “Shefqet Ndroqi”, flet Saimir Kodra: Kam fakte te tjera, pacientet ulerasin neper shtreter!

9 Shkurt, 2021 | 12:00 pm

Drejtuesi i emisionit ‘Stop’ Saimir Kodra në një lidhje Skype me  ‘Opinion’ teksa foli për skandalin që ndodhi te Shefqet Ndroqi, ku disa kohë pas arrestimit të Tire Alldervishit, ditën e djeshme u kapën dhe 3 infermiere dhe një tjetër sanitare, ka paralajmëruar se ka të tjera rasrte të rëndë që kanë ndodhur me pacientët e infektuar me COVID.

Kodra paralajmëron se pritet që rastet t’i bëjë publike në një moment që do të marrë konfirmimin e familjarëve. Kodra zbulon gjithashtu se ka mesazhe e video të pacientëve të cilët nuk jetojnë më, që flasin e ulërasin për shtretërit e tyre në spital.

“Kam akoma raste të tjera po pres të marr konfimimin e familjarëve, që të më japin miratimin për t’i bërë publike. Kam raste të tjera.”

“Janë të konfirmuara, kam mesazhet, kam videot e të ndjerëve që kanë folur dhe kanë ulëritur nëpër krevatë, por thjeshtë dua të marr miratimin e familjarëve. Kam një rast shumë specifik, që pasi mi dha të gjitha materialet, ka një moment stepie, do të bëjë dhe një reflektim tjetër. Por që e kam…”

“Plus që kam edhe një denoncim tjetër që nuk është përmendur. Është edhe denoncimi i një zonje nga Italia që tregon edhe ajo qartë e pastër me fakte dhe argumente dhe e ka bërë deklaratën publike që jam e gatshme të vij të paraqitem para organeve kompetente”.

Të ngjashme