Lajme nga vendi
Paralajmërimi i OBSH: Vaksina nuk do të thotë zero Covid-19
5 Dhjetor, 2020 | 7:56 pm
Nisja e procesit të vaksinimit nuk nënkupton se pandemisë i erdhi fundi.
OBSH ka paralajmëruar për rrezikun që vjen nga ulja e vigjilencës, pavarësisht perceptimit se covid -19 i erdhi fundi.
Vaksina nuk është e barasvlefshme me zero Covid, rreziku mbetet ende i lartë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se nisja e procesit të vaksinimit nuk i jep fund krizës shëndetësore të koronavirusit.
Një vit pas shpërthimit të pandemisë e cila ka vrarë më shumë se 1.5 mln njërëz në të gjithë botën, OBSH tha se vaksinat janë zgjidhja magjike, duke shtuar presionin mbi punonjësit e kujdesit shëndetësor.
“Vaksina nuk nënkupton zero Covid,” u shpreh drejtori i urgjencave të OBSH Michael Ryan, duke shtuar se jo të gjitha vendet do të jenë në gjendje ta marrin atë në fillim të vitit të ardhshëm.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se pavarësisht “perceptimit në rritje se pandemia ka mbaruar” virusi po përhapet shpejt, ndaj shtetet duhet të marrin masa për të mos humbur vigjilencën.
Ky paralajmërim i OBSH-së vjen kur Shtetet e Bashkuara shënuan 225,000 infeksione të reja të Premten, rekordi i dytë ditor për kombin më të goditur në botë.
Ndërkohë, ka filluar përgatitja për për aprovimin dhe shpërndarjen e disa vaksinave që janë provuar të efektshme në prova.
Sipas OBSH, 51 vaksina të mundshme janë duke u testuar te njerëzit, nga të cilat 13 arrijnë fazën përfundimtare të testimit.
Britania e Madhe, të mërkurën, u bë vendi i parë perëndimor që miratoi vaksinën e Pfizer-BioNTech.
Shtetet e Bashkuara pritet të japin një dritë jeshile gjatë këtij muaji, ndërsa Belgjika, Franca dhe Spanja fillojnë vaksinimin në janar për grupmoshat më të rrezikuara.