Lajme nga vendi
Pandemia jashtë kontrollit/ 782 raste të reja, 13 viktima dhe 480 të shtruar në spitale
3 Dhjetor, 2020 | 10:25 pm
Ministria e Shëndetësisë publikon të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket pandemisë Covid-19 në vendin tonë.
Sipas asaj që raporton MSH, 13 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa janë regjistruar 782 raste të reja infektimesh.
Situatë aspak optimale edhe në 4 spitalet Covid, ku po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.
Kujtojmë se, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.256 testime, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
315 raste në Tiranë, 46 raste në Sarandë, 32 raste në Fier, Kavajë, Vlorë,
31 raste në Berat, 30 raste në Durrës dhe Lushnje, 28 raste në Shkodër,
23 raste në Elbasan, 22 raste në Lezhë, 21 raste në Kolonjë,
18 raste në Pogradec, 16 raste në Kuçovë, 15 raste në Kurbin,
10 raste në Krujë, 9 raste në Has dhe Përmet, 8 raste në Malësi e Madhe,
7 raste në Kukës, Mirditë, Mallakastër, Gramsh, 6 raste në Mat,
5 raste në Korçë dhe Delvinë, 4 raste në Peqin dhe Skrapar,
1 rast në Librazhd, Gjirokastër, Bulqizë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.
VIKTIMAT
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.
SITUATA NË SPITALET COVID
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (03 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 782
Të shëruar ne 24 orë 572
Të shtruar në spitale 480
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2.256
Testime totale 197.062
Raste pozitive 40.501
Raste të shëruara 20.484
Raste Aktive 19.165
Humbje jete 852
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10282
Durrës 1320
Elbasan 794
Fier 1455
Korçë 982
Vlorë 953
Shkodër 844
Lezhë 742
Berat 649
Kukës 397
Dibër 213
Gjirokastër 534