Kryefjala Logo

Pallati përfshihet nga flakët,banorët shpëtojnë mrekullisht

29 Nëntor, 2021 | 11:49 am

Në një pallat në Korçë ka rënë zjarr mbrëmjen e djeshme. Policia bën me dije se janë djegur tre banesa.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shtyllë. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Nga hetimet e para dyshohet se  zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

“Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë,” njofton policia.

Të ngjashme