Pallati perfshihet nga flaket, ja kush eshte zjarrfikesi qe shpetoi foshnjen 3 muajshe ne Tirane

1 vit më parë

Mëngjesin e sotëm garazhi i një pallati në zonën e “Fresk-ut” u përfshi nga flakët, me banorët që u detyruan të evakuoheshin menjëherë.

Mes banorëve ishte edhe një foshnje 3 muajshe, që për ta shpëtuar nga asfiksia forcat zjarrfikëse vendosën që ta evakuonin nga ballkoni. Zjarrfikësi Klevis Qato e mori në krahë foshnjen e mbështjellë me batanije dhe e zbriti në tokë.

Teksa zbriste shkallët me foshnjen në duar, të gjithë sytë e banorëve ishin te ai, që dukej si një SUPER-HERO që kishte ardhur për t’i shpëtuar jetën vogëlushit.

Ai tregon se vogëlushi ishte në gjumë deri në mes të rrugës, ndërsa më pas u zgjua për të parë heroin që po i shpëtonte jetën.

Ky është Klevis Qato, HEROI që shpëtoi foshnjen 3 muajshe mëngjesin e sotëm:

Newsbomb

Të ngjashme