Kryefjala Logo

OSSHE do të ndërpresë energjinë në stacionet e pompimit të ujësjellsit, ja cilat zona do të mbeten pa ujë sot

13 Shtator, 2021 | 9:58 am

Ujësjellës Kanalizmet njoftojnë se gjatë ditës së sotme nga ora 08:00 deri në orën 16:00 do të këtë ndërprerje të furnizmit me ujë në qytetin e Durrësit.

Kjo do të ndodhë për shkak se OSSSHE do të ndërpresë energjinë elektrike në stacionet e pompimit për shkak të rregullimeve të disa defekteve

“Ujësjellës Kanalizime Durrës (UKD) njofton qytetarët se sot mund të shfaqen probleme në lidhje me furnizimin me ujë të pijshëm për të gjitha lagjet e qytetit. Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE në stacionin e pompave nga ora 08.00-16.00, nuk do të ketë furnizim normal dhe në disa zona të qytetit mund të vihen re crregullime përsa i përket orarit të furnizimit me ujë. UKD kërkon mirëkuptimin e qytetarëve në lidhje me këtë situatë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme