Kryefjala Logo

Orë e keqe në Tiranë – 2 humbje jete tragjike, 81 vjecarja rrëzohet nga shkallët dhe 28 vjecari bie nga lartësia e një hoteli

10 Shtator, 2021 | 4:15 pm

Dy ngjarje të njëpasnjëshme tragjikisht kanë ndodhur në Tiranë. Rregjistrohet një humbje jete në zonën e Ali Demi të një gruaje 81 vjecare e cila mbeti e vdekur pas rrëzimit nga shkallët. Fatkeqsisht edhe një i ri ka rënë nga lartësia e një hoteli në rrugën “Dëshmorët e Kombit” duke humbur gjithashtu jetën.

Raportimi i Policisë së Tiranës

Në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët të pallatit ku banon dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasja S. B, 81 vjeçe.

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e hotelit ku po qëndronte shtetasi A. M., 28 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjeve

Të ngjashme