Kryefjala Logo

“O xhuxhi 339 që drejton ende Bashkinë e Durrësit, bleve vota dhe prapë dole skandal, je koka e bandës së hajdutëve”Denoncimi i djalit të Spartak Brahos për Vangjush Dakon

9 Nëntor, 2021 | 9:42 am

Djali i deputetit socialist Spartak Braho, Arbri Braho, i cili është nënkryetar i Bashkisë së Durrësit, ka bërë një denoncim të fortë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon;

Në një postim të publikuar në “Whatsapp”, Braho i drejtohet Dakos si “xhuxhi 339”, duke iu referuar përgjimeve dhe akuzave ndaj këtij të fundit për vjedhjen e votave, teksa e akuzon për vjedhjen e fondeve, mes të cilave edhe për vjedhjen e fondit të autoshkallës.

“O xhuxhi 339, në lidhje me ato që folëm paradite, unë s’mund të them kurrë hajdut për ty, ti minimumi mund të jesh kryetari i grupit të hajdutëe të vetë ti, ke sjellë si kryetar në Bashkinë Durrës pas ikjes tëndë dhe s’po e lëshoni këtë qytet që të marrë frymë me vjedhje pafund. Ju, që s’keni lënë lekët e dosjeve të letrave e stilolapsëve, normalisht që s’mund të linit as lekët e autoshkallës pa marrë dhe merrni dhe të hidrovorit, apo e kam gabim? E që s’kam folur deri tani që thu ti, jo se isha pjesë e ju hajdutëve, me vinte zor mua që vidhnit ju”, shkruhej në postimin e Arbri Brahos.

Të ngjashme