Lajme
Numërohen 523 mijë vota në Kosovë, ja kush është partia që kryeson bindshëm
14 Shkurt, 2021 | 11:16 pm
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka numëruar deri më tani 29.15% të votave apo 523 mijë vota.
Vetëvendosje po prin e para me 46.58% të votave. Ndërkohë e dyta është PDK me 18.8% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.69% të votave.
Aktualisht AAK ka 8.92% të votave. Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit AAK kishte dalë 11.5%. Nisma aktualisht ka 2.79% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun.
Procesi i votimit në të gjithë vendin u mbyll në orën 19:00. Ndërkohë, kryetarja e KQZ, Valdete Daka njoftoi se në zgjedhjet e sotme morën pjesë 46.9% e qytetarëve, pjesëmarrje kjo më e lartë krahasuar me zgjedhjet e kaluara.