Një tjetër tërmet mëngjesin e sotëm

Lëkundjet sizmike vazhdojnë në vendin tonë.Pas tërmetit 4.1 të shkallës Rihter që u rregjistrua pasditen e djeshme rreth orës 16:08 minuta me epiqendër në Bulqizë, goditje janë regjistruar edhe ditën e sotme.

Në mesnatë ka pasur një tjetër lëkundje po në Bulqizë. Fatmirësisht goditja ka qenë me magnituidë të vogël 2.5 me thellësi 8 km.

Në mëngjes në orën 07:25 minuta është regjistruar një tjetër tërmet në fshatin Kurbnesh në Lezhë me magnitudë 2.3 të shkallës Rihter dhe thellësi 19 km.

Nuk raportohet për dëme materiale.

Previous articleGabimet trashanike që bëjnë femrat me të brëndshmet
Next articleArrestohet ish-shefi i policisë së Sarandës