Lajme nga vendi
Një dëshmitar rrëfen momentet e fundit të nënës që u hodh nga pallati me fëmijën
26 Nëntor, 2021 | 2:24 pm
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vlorën mesditën e sotme.
Një prej dëshmitarëve në vendngjarje, rrëfen se gruaja nuk ishte banore në atë pallat, por ka ardhur aty vetëm për të kryer aktin e rëndë.
“Ajo është hedhur nga kati i pestë nga shesh pushimi. Nuk banon aty. Ka ardhur atu thjeshtë për të bërë këtë gjë. Ishin të shtrirë këtu përmbys. Ajo kishte shenja jete, ndërsa fëmija fare. Kishte çarje në fytyrë. Ambulanca u vonua dhjetë minuta,” shprehet ai.
Sipas policisë së Vlorës, viktima është Pamela Mërtiri, 34 vjeçe, ndërsa fëmija është 1 vjeç.