Kryefjala Logo

Nis procedim penal per motrat pas deklaratave per vdekjen e babait ne Spitalin Infektiv

18 Shkurt, 2021 | 2:39 pm

Policia ka nisur procedimin penal ndaj dy vajzave të Rifat Lalës, vëllait të ish-deputetit të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht ish-ambasador i Shqipërisë në Austri, Vili Minarolli, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga koronavirusi në Spitalin Infektiv.

Në një denoncim të fortë nga Infektivi, dy motrat thanë se “Babai na merrte çdo çerek ore dhe na thoshte se nuk i bënin asgjë, e kishin lënë afër derës dhe kishte ftohtë”.

lg.php.gif

lg.php.gif

Më tej, dy motrat deklaruan se “Ishim me mëdyshje nëse duhet ta nxirrnim apo jo nga spitali, kërkuam që ta çonim në një spital tjetër. Babai thoshte jepni pare dhe më nxirrni nga këtu. Nuk kam për t’ia falur kurrë vetes këtë, që e shtruam babanë këtu. Kurrë më asnjë të afërm në publik, e vërtetuam këtë mbrëmë, me ikjen e babait tonë”.

lg.php.gif

lg.php.gif

Lidhur me këto e të tjera deklarata të forta, policia ka nisur sot hetimin për mbesat e ish-deputetit demokrat.

lg.php.gif

lg.php.gif

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 filluan procedimin penal ndaj shtetaseve E. L. dhe I. L., sepse nëpërmjet rrjeteve sociale dhe medias së shkruar, kanë përhapur informacione të rreme për shtetasen M. Q., me detyrë mjeke. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të ngjashme