Kryefjala Logo

Nis operacioni i parë i “FBI-së shqiptare”. Sekuestrohet dosjet në Prokurorinë e Gjirokastër

8 Tetor, 2021 | 12:19 pm

Hetuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit ose sic është quajtur “FBI-ja shqiptare” ka nisur operacionin e parë duke filluar nga qyteti jugor i Gjirokastrës. Hetuesit mësohet se kanë sekuestruar dosje të Prokurorisë së Gjirokastrës.

Nuk dihet se për çfarë rasti bëhet fjalë konkretisht, por Prokuroria Speciale SPAK ka nisur një hetim për Organin e akuzës në Gjirokastër.

Për shkak të sekretit hetimor, deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK. Operacioni i agjentëve të  Byrosë Kombëtare të Hetimit ka nisur prej pasdites së djeshme.

Të ngjashme