Kryefjala Logo

Ngjarje e rëndë, një person qëllon me armë një vajzë në Vlorë dhe hedh një granatë

25 Shtator, 2021 | 12:45 pm

Një ngjarje e rënë ka tronditur qytetin bregdetar të Vlorës, teksa në orët e mesditës një djalë ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një vajze. Plagosja ka ndodhur në rrugën kryesore në Poliklinikën e qytetit bregdetar të Vlorës, pranë Universitetit “ismail Qemali”.

Nuk mësohet identiteti i vajzës teksa autori është neutralizuar nga efektivët e Policsë së Shtetit në momentet e para pasi personi qëlloi me armë. Rrethanat dhe arsyet e plagosjes mbeten ende të panjohura

Policia po punon në zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që nga pamjet paraprake që janë ofruar na një kamer sigurie e një biznesi aty pranë, vihet re që djali ka hedhur në tokë dhe një granatë që për fatin e mirë të kalimtarëve nuk ka shpërthyer./ Kryefjala.com

Të ngjashme