Lajme nga vendi
Ngjarje e rende ne Lushnje, vritet nje 30 vjecar dhe plagoset i vellai me te atin
29 Korrik, 2021 | 8:21 am
Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Garunjas të Lushnjës mëngjesin e sotëm, ku ka mbetur i vrarë me armë gjahu një 30-vjeçar, teksa janë plagosur babai dhe dy vëllezërit e tij.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 06:30, në fshatin Garunjas, njësia administrative Bllagat, Lushnje, si pasojë e një konflikti për motive pronësie mes kushërinjve të parë, kanë mbetur të plagosur me armë gjahu shtetasit Sh. H., 65 vjeç,(babai) L. H dhe E. H, 31 vjeç(vëllezër) si edhe ka ndërruar jetë shtetasi R. H, 30 vjeç(vëllai tjetër).
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe kanë shpallur në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit A. H dhe K. H., 33 vjeç(vëllezër), ku vijon puna intensive për kapjen e tyre.
Viktimë ka mbetur Romeo Hasalla, ndërsa të plagosur kanë mbetur babai i tij Shaip Hasalla dhe dy vëllezërit Emiljano Hasalla dhe Laert Hasalla.
Policia ka shpallur në kërkim dy kushërinj të largët të viktimave si autorë të ngjarjes, shtetasit Kastriot Hasalla dhe Afrim Hasalla.