Ngjarje e rëndë në Lezhë/ 49-vjeçari vret veten me armë zjarri

2 vite më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, pak orë më parë.

Një 49-vjeçar raportohet se ka vrarë veten me armë zjarri, në rrethana të paqarta.

Policia konfirmoi ngjarjen dhe tha se bëhet fjalë për një 49-vjeçar nga fshati Torovicë, me iniciale.T.M.

Lezhë/Informacion paraprak i policisë:

Më datë 03.02.2021,rreth orës 14 :30, pranë banesës së tij,në fshatin Torovicë, Lezhë është vetëvrarë me armë zjarri  shtetasi T.M.,49 vjeç .

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme