Ngjarje e rëndë në Kavajë, grabitësit plagosin 13-vjeçarin dhe nënë e tij

2 vite më parë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Karpen të Kavajës. Tre persona të paidentifikuar raportohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit, B.G, 70 vjeç.

Por janë hasur me rezistencën e familjarëve.

Gjatë kësaj tentative, policia raporton se kanë mbetur të plagosur shtetasi A. G, 13 vjeç dhe nëna e tij shtetasja, R. G, 47 vjeç.

“Për pasojë është lënduar shtetasi A.G, 13 vjeç dhe shtetasja R.G., 47 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Autorët nuk ka mundur të realizojnë vjedhjen dhe janë larguar me shpejtësi.

Shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon me shërbimet e shtuara krehja e zonës për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sigurimin e çdo prove që do ti shërbejnë zbardhjes së ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.’

Të ngjashme