Kryefjala Logo

Ngjarje e rëndë: Izolohen në qeli 2 nga 5 meshkujt që dhunuan 11 vjeçaren në Kosovë.

29 Gusht, 2022 | 9:35 pm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një vajzë 11 vjeçare ka lajmëruar forcat e rendit për dhunë se*suale nga 5 persona.

Menjëherë e mitura është vendosur në qendër strehimi ndërkohë që janë arrestuar dy prej autorëve. Gjykata e Kosovës njofton:

“Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti për të Mitur kanë vendosur lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.R dhe të miturit G.R për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.6 dhe lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”

Një rast ky i cili ka ngritur në këmbë shtetin dhe ka sjell zemërim tek qytetarët.

Të ngjashme