Kryefjala Logo

Nenkryetari i Bashkise se Durresit jep doreheqjen, bashkohet me koalicionin opozitar

8 Mars, 2021 | 1:40 pm

Nënkryetari i Bashkisë së Durrësit, Florian Tahiri, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra.

Sipas  News Bomb, Tahiri do të kalojë me koalicionin opozitar.

Florian Tahiri ka punuar për vite me radhë për institucionin e qeverisjes vendore.

Mësohet se ai do të përfshihet në listën e kandidatëve të koalicionit “Aleanca për ndryshim”.

I emëruar në bashki në shkurt të vitit 2016, Florian Tahiri erdhi në këtë post nga radhët e PDIU-së, forcë politike në të cilën aderon prej vitesh.

Të ngjashme