Kryefjala Logo

Nëna Mateos:”E mbaja me bukë,të më thotë pse e vrau”

21 Nëntor, 2021 | 5:35 pm

Familjarët e Mateos kanë protestuar mëngjesin e sotëm para burgut të Vlorës aty ku mbahet i izoluar autori i vrasjes se 8-vjecarit, Klodian Çalamani.

Ata kërkojnë drejtësi e cila sipas tyre mund të arrihet kur të dënohet me varje 38-vjeçari. Protesta është zhvendosur nëpër Vlorë, ndërsa e ëma thotë se ajo do të dijë arsyen se përse Çalamani i vrau të birin në një kohë që familja e saj e ndihmonte dhe e mbante me bukë.

“Ta sjellin në mes të Fierit dhe ta varin, kjo është kërkesa ime dhe të më thotë të drejtën pse me vrau fëmijën. Çfarë donte, çfarëdo që të kërkonte vetëm të mos ma vriste. S’kam pasur konflikte, i kam dhënë për të ngrenë, e kam ndihmuar”, tha nëna e Mateos.

Të ngjashme