Kryefjala Logo

Nëna e 8 vjeçarit u bën thirrje të burgosurve: Bëjeni ju ose do ta bëj unë!

19 Nëntor, 2021 | 6:33 pm

Ngjarja e rëndë që ka trembur jo vetëm njerëzit e fshatit ku 8-vjeçari i ndjerë ndërroi jetë,por cdo prind,cdo nënë,cdo baba që e ka menduar si tek vetja,të gjithë këta qytetarë kërkojnë me ngulm që autori Klodian Çalamani të ndëshkohet me masën më të rëndë.

Natyrisht personat që po e vuajn jashtë mase me shumë janë familjarët e Mateos dhe asaj të cilës i është thyer zemra,ajo e cila e ndjen më shumë këtë dhimbje është nëna e Mateos.
Ajo kërkon me këmbënguljen më të madhe që fqinji monstër,i cili ja mori jetën djalit të saj,të ndëshkohet në mënyrë barbare,me dënim me vrarje.

Nëna e djalit kërkon ndihmën e qytetarëve që të mbledhin firma,kudo që ata të ndodhen brenda apo jashtë burgut.Ajo nuk kërkon dënim me vdekje,por kërkon varjen e autorit në mes të sheshit.

Zonja Vasiu shprehet se e ka humbur besimin tek drejtësia,sepse po në qoftë se drejtesia do të bente punë ai sot do të ishte akoma në burg,shprehet ajo.

E shkatërruar shpirtërisht nëna e Mateos i bën thirrje të burgosurve që janë në të njëjtin burg me Klodian Çalamanin që ta vrasin,ta masakrojnë ose përndryshe ajo thot që tja sjelli vet shteti në dorë sepse e vret vet me duart e saj.

Çalamani ka qenë i arrestuar për pengmarrjen e një vajze në vitin 2012,por nuk dihet se si ka mundur të jetë i lirë sot nga drejtësia.

Familjarët e vogëlushit të gjorë kanë nisur një peticion përmes të cilit synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit.Ky peticion është firmosur nga shumë qytetarë të cilët janë tronditur nga ngjarja e rëndë dhe e kanë menduar si për veten e tyre.

Të ngjashme