Kryefjala Logo

Nëna biologjike e la në maternitet,nuk pranon ta shikojë djalin e saj pas 38 vitesh

8 Nëntor, 2021 | 1:03 pm

 

Në emisionin “pa gjurmë” Daniel Mino ka kërkuar nënën e tij biologjike e cila e ka braktisur në maternitet që prej 38 vitesh.

Ndonjëherë jo gjithmonë marrim atë që duam.Ndonjëherë prindërit që kanë braktisur fëmijët e tyre nuk kanë guxim ti shohin më.
I ngjashëm është edhe rasti i Danielit.

’Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 38-vitesh, por ajo ia ’shpërblen’ për herë të dytë me refuzimin e saj. Daniel Mino u përlot në studio, ndërsa pa për herë të parë imazhin e të ëmës, të cilën nuk reshti së kërkuari.

Nëna biologjike e Danielit jeton në një fshat të largët të Beratit.Ajo tashmë është në një moshë madhore.

Kur emisioni ‘Pa gjurmë’ udhëtoi në një fshat të largët të Beratit,e moshuara mbeti e habitur kur pa prezencën e kameras, por kur mësoi arsyen mohoi kategorikisht të takohet me të birin, duke e konsideruar një kapitull të mbyllur për të. Ashtu siç edhe ka ndodhur 38 vite më parë, kur ajo e br aktisi në maternitetin e Bilishtit, që ditën kur e solli në jetë, më 27 shkurt 1983.

Zonja në fjalë me iniciale L.A është e martuar dhe me dy djem, madje edhe gjyshe.

60-vjeçarja sqaron arsyet pse braktisi të birin, i cili ishte fryt i një dashurie jashtë-martesore. Ajo ndihet e frikësuar, pasi këtë histori ia ka mbajtur sekret familjes.

Nëna biologjike nuk i ka treguar asgjë familjes së re që ka krijuar.Ajo ka frikë nga paragjykimi.Ajo ka frikë nga bashkëshorti i saj.Ajp ka frikë nga djemtë e saj se mos nuk do e duan më.

Daniel Mino e pa imazhin e saj jopublikisht por zemra e tij u thye kur nëna e tij në mënyrë kategorike nuk pranoi as ta shihte me sy,e jo të komunikonte.

Danieli përtyp lotët duke u munduar ta pranojë këtë të vërtetë edhe pse e vështirë për të.

Të ngjashme