Lajme nga vendi
Në kërkim prej 10 vitesh nga policia, gruaja i bën gjëmën shqiptarit. I poston foto në Facebook dhe…
15 Janar, 2021 | 9:53 pm
Ndoshta nuk do ta besoni por është e vërtetë. Një shqiptar i cili kishte 10 vite që kërkohej nga policia italiane, e ka çuar në burg bashkëshortja e tij.
Kjo erdhi pas disa fotove të postuara në rrjetin social Facebook.
Shaqir Kalaj, 43 vjeç, u arrestua në vitin 2007, si pjesë e një hetimi të gjerë ku përfshinte trafikun e lëndëve narkotike.
Ku gjatë një operacioni policor, të koduar “Non plus ultra”, u godit një organizatë shqiptare e trafikut ndërkombëtar të drogës ku u prangosën 69 persona dhe u kapën 10 kg drogë, midis të cilëve edhe Kalaj.
Pas katër vitesh burg, ai u la nën arrest shtëpiak, ndërsa në vitin 2011, u arratis dhe humbi gjurmët.
Majin e kaluar çështja e tij gjyqësore përfundoi: Kalaj u dënua me 10 vjet e tetë muaj. Nga ky moment nisin kërkimet, kur shqiptari rezultoi se ishte kthyer në vendin tij.
Por policia me gjithë kërkimet 10 vjeçare nuk kishte mundur ta gjente.
Por disa postime te gruas së tij në facebook kanë ndërruar të gjithë rrjedhën e kërkimeve të policisë.
Hetimet bënë të mundur gjetjen e disa transaksioneve financiare që i atribuohen personit në kërkim të kryera në një agjenci në periferi të Vlorës, si dhe përdorimin e mundshëm nga i njëjti person i dy profileve në Facebook.
Hetimet e kryera zbuluan se dy profilet përdoreshin nga ai dhe në këtë mënyrë u zbulua vendndodhja e tij.
Tërësia e informacionit të marrë në këtë mënyrë, e përcjellë tek Forcat e Policisë Shqiptare, të cilat çuan në arrestimin e të kërkuarit në një fshat afër Vlorës, shkruajnë sot mediat italiane.
43-vjeçari do të ekstradohet drejt Italisë ku edhe do të vuajë dënimin me burg.
Lajmi ka bërë bujë edhe në mediat italiane.