Kryefjala Logo

Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 27-vjeçari në Shkodër

16 Nëntor, 2021 | 11:18 am

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 27-vjeçar të shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin DVP Shkodër bënë ndalimin e shtetasit Elis Lekndrejaj, 27 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.03.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi dyshohet si autori i ngjarjes së datës 21.03.2021, në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, ku ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. F.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të ngjashme