Kryefjala Logo

Në Burrel fshatarëve u shkrumbohen të mbjellat. Bashkia “model” ,ujin vaditës e çon te uzina ferrokromit

23 Korrik, 2022 | 12:08 pm

Një ditë më parë gjatë mbledhjes me kryetarët e bashkisë, Rama cilësoi Bashkinë e Matit si një model që duhet ndjekur.

Në këto ditë të nxehta me temperature përvëluese, banorët e fshatit Komsi të Burrelit po vuajnë për ujë vaditës. Kjo pasi Uzina e Ferrokromit Burrel ka mbledhur të gjithë ujrat.

Pavarësisht ankesave të banorëve të zonës, bashkia nuk ka marrë asnjë masë për të zgjidhur situatën.Madje një ditë më parë ky institucion ka hapur një gropë dhe ka vendosur pompa të cilat mbledhin ujin, e më pas i transportojnë tek kjo uzinë, e cila është një subjekt privat. Banorët kanë paralajmëruar protesta të cilat do të nisin që ditën e sotme

Burimi:Maska.al

Të ngjashme