Kryefjala Logo

Ndryshon prefekti i Elbasanit,shkarkohet Spiro Maliqi,kush e zëvendëson

18 Nëntor, 2021 | 10:31 pm

Prefekti i Qarkut të Elbasanit Spiro Maliqi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Në vend të tij në postin e prefektit të Elbasanit është emëruar edhe Majlinda Perriu.

Vendimi

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbledhjen e sotme ndryshime u bënë edhe në kupolën e prefekturës së Tiranës. Afrim Qendro zuri vendin e Mersin Muratajt në postin e prefektit të këtij qarku.

Të ngjashme