Kryefjala Logo

Ndjehen lekundje te forta termeti ne Tirane

29 Tetor, 2021 | 9:07 am

Lekundje termeti jane ndjere sot ne Tirane ne oret e para te mengjesit.Brenda 10 minutash kane rene me magnitute 3.3 dhe 4.4 te shkalles rihter.

Tërmeti i parë me magnitudë 3.3 ka rënë në orën 08:04:57, me thellësi 2km në tokë. Kurse tërmeti i dytë ka qenë me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter dhe është ndjerë më shumë. Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda. Ai ka rënë në orën 08:10:34 dhe me thellësi 10 km në tokë.

Lëkundja 4.4 e shkallës Rihter ishte me epiqendër në fshatin Topojan të Njësisë Administrative Shupenzë në Bashkinë Bulqizë.
por lekundjet u ndjene shume edhe ne Tirane

Të ngjashme