Kryefjala Logo

Ndërron jetë tragjikisht 23 vjecarja pas operacionit për infeksionin në bark

23 Shtator, 2021 | 9:27 am

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë mbrëmjes së djeshme në spitalin e Vlorës. Një 23 vjecare  e cila sapo i ishte nënshtruar një operimi si pasojë e një infeksioni në bark, ka shfaqur komplikacione duke bërë alarm tek mjekët të cilët nuk e shpëtuan dot .

Pak minuta pas komplikacioneve e reja ndërrojë jetë. Mësohet se pas operimit 23 vjecarja ka kaluar një gjëndje shoku, si pasojë e kësaj gjëndjeje ajo u përkeqsua.

Megjithatë ende nuk dihet se cfarë shkoi keq në operim apo faktorët që dërguan vajzën e re drejt vdekjes, një grup hetimor po vihet në punë për të zbuluar shkaqet.

Të ngjashme