Lajme nga vendi
Ndërron jetë nga COVID një 27-vjeçare nga Berati, s’kishte sëmundje shoqëruese
3 Mars, 2021 | 5:56 pm
Një 27-vjeçareje nga qyteti i Beratit ka humbur jetën ditën e sotme nga Covid-19.
Ariola Sakollari (Gjeçi) u prek nga koronavirusi 3-javë më parë dhe fillimisht u shtrua në Repartin Covid-19 në Spitalin Rajonal të Beratit.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj shëndetësore, e reja u dërgua në spitalin Covid “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në intubim.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar, 27-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.
27-vjeçarja që nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese, priste të martohej së shpejti.