Kryefjala Logo

Nderrohet zyrtarisht ora, shkon para apo pas?

31 Tetor, 2021 | 10:59 am

Ditën e sotme pas mesnatës është ndryshuar ora. Ndërrimi i akrepave të orës, me një orë ka ndodhur natën e 30 dhe 31 tetorit, kur akrepat janë zhvendoshur nga ora3:00 në 2:00.

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.

Të ngjashme