Lajme nga vendi
Nderohet Krye Komisari i policisë Nikollë Vatnikaj me titullin e lartë nga Presidenti Ilir Meta.
13 Prill, 2022 | 10:26 am
Imazhi i punonjësit të policisë ku secili drejtohet për mbrojtje dhe siguri gdhendur në memorien kolektive edhe nga rolet e artistëve në kinema dukej sikur përfshinte aty edhe seriozitetin, përkushtimin dhe devocionin e Krye Komisarit Nikolle Vatnikaj.
Dje,Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta ka nderuar me Dekoratën e Artë të Shqiponjës Krye Komisarin Nikolle Vatnikaj (pas humbjes së jetës) në vlerësim të kontributit dhe veprimtarisë së shquar në fushën e rendit dhe të sigurisë publike; në shërbim të komunitetit si punonjës i policisë së shtetit dhe drejtues i lartë i saj në disa rrethe të vendit i dëshmuar për profesionalizmin, korrektësinë dhe humanizmin e tij.
“Nderova me “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” Nikollë Vatnikajn, drejtuesin shembullor të Policisë së Shtetit, një personalitet që me punën e tij profesionale, integritetin, me sjelljen shembullore dhe njerëzore do të mbahet mend si model i nënpunësit të ndershëm të shtetit” është shprehur Presidenti Meta.
Vatnikaj ka patur një karrierë të gjatë prej më shumë se 30 vitesh në policinë e shtetit. Kryesisht ai ka mbajtur detyra të rëndësishme, si shefi i Komisariateve të ndryshme në Tiranë, shef i Komisaritatit në Lezhë, në Berat e në disa rrethe të ndryshme të Shqipërisë.
Ai u nda nga jeta në qeshor të vitit 2017-të duke lënë pas një kontribut të madh në historinë e Policisë së Shtetit Shqiptar.
Nderimin nga Preaidenti i Shqipërise familja e tërhoqi nëpërmjet vajzës së Krye Komisarit, Desantila Vatnikaj,një emër i lakuar mes njerëzve të letërsisë dhe publikut si një shkrimtare e brezit të ri.