Lajme
Najada Çomo e akuzoi per shqetesim nepermjet telefonatave, flet per here te pare 32 vjecarja!
16 Shkurt, 2021 | 3:55 pm
Shefja e Infektivit, Najda Çomo, denoncoi një 32-vjeçare nga Berati, mes shqetësimeve se ajo e telefononte në çdo moment të ditës, prej dy javësh.
Ajo e merrte në telefon gati 20 herë në ditë dhe nuk i kursente fjalët banale ndaj Shefes së Infektivit.
Ndërkohë, pas denoncimit, e reja nga Berati është marrë në pyetje nga Oficerët e Policisë Gjyqësore.
Sipas “abc news”, ajo ka mohuar ta ketë shqetësuar Çomon në telefon, duke theksuar se kishte dashur të telefononte një person tjetër.
Madje ajo ka thene se nuk e njeh Çomon dhe se nuk ka patur për qëllim ta ngacmojë.