Motra e ish partneres te Kryeministrit zgjidhet ne krye te QSUT-se

10 muaj më parë

Albana Fico do jetë në krye të QSUT. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Ajo eshte perzgjedhur pas dorezimit te postit nga Enkelejd Hoti.

“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.  Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta,” shkruan ajo.

Fico e merr këtë post pas drejtimit të ISHP dhe Komitetit të Ekspertëve, kohë kur u akuzua për keqmenaxhim të pandemisë. Albana Fico është motra e Delina Ficos, ish-partneres së Edi Ramës vite më parë, tashmë gruaja e ministrit të brendshëm, Bledi Çuçi.

 

Të ngjashme