Moti/ Fundjava vjen me mot të paqëndrueshëm. Ja zonat ku priten shi me intensitet të lartë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë hera-herës intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Nën relativisht të njejta kushte atmosferike do të jetë edhe dita e Diel. Deri në orët e pasdites moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash. Duke nisur nga orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore parashikohet edhe erë intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi deri në 15-18m/s, erë e cila mund të jetë problematike në disa zona./ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak/Kryefjala.com

Previous articleKriza energjitike/ Familjet do paguajnë 70-80 euro më shumë. Parashikimi negativ i rritjes së çmimeve të faturave
Next articleEpisodi final i sezonit të parë tek “Squid Game”. Ja kuptimi dhe shpjegimi i skenës së fundit